Aksident i rëndë në Divjakë, mjeti përplas dy të mitur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Divjakë, mjeti përplas dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë ku mjeti ka përplasur dy fëmijë të mitur. Përplasja ka ndodhur në fshatin Mizë, ndërsa të miturit me inicialet E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Sot rrreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion