Lajm i mirë, asnjë i shtruar me COVID-19 te Sanatoriumi në 24 orët e fundit

Aktualitet

Lajm i mirë, asnjë i shtruar me COVID-19 te Sanatoriumi në 24

Në 24 orët e fundit në spitalin COVID-2 në Tiranë të njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi nuk ka pasur asnjë qytetar të shtruar.

Pas më shumë se një viti nga kthimi në spital COVID ky është 24 orëshi i parë që nuk dërgohet asnjë pacient.

Por shtrimet janë ulur ndjeshëm edhe te spitali COVID-1 (Infektivi), teksa për 2 ditë javën e kaluar nuk kishte asnjë të shtruar.

Në përditësimin e shpërndarë për mediat Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në dy spitalet Covid në Tiranë dhe ata rajonalë janë të shtruar 84 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Indikatorët e pandemisë janë pozitivë dhe pritet që së shpejti Komiteti i Ekspertëve të bëjë një tjetër lehtësim masash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion