LAJM I FUNDIT/ Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas

Dy persona kanë humbur jetën këtë pasdite pasi janë asfiksuar nga gazi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, ku dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion