Kushtetuesja i heq kompetencat policisë, shfuqizon nenin që kërkon leje për të protestuar

Aktualitet

Kushtetuesja i heq kompetencat policisë, shfuqizon nenin që

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, tashmë nuk duhet marrë leje te Policia e Shtetit për çdo protestë që zhvillohet.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Gjykatës së Apelit të Shkodrës e cila ka kërkuar shfuqizim të togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta”. Pas këtij vendimi kuvendi duhet të plotësojë normën ligjore, ndërkohë që ndryshimi i ri do të hyjë në fuqi 6 muaj pas botimit në fletoren zyrtare.

VENDIMI

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

1.Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e  parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.  
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion