Kushtet e këqija të motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Aktualitet

Kushtet e këqija të motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Për shkak të kushteve jo të mira të motit, në Vlorë do të pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe për ato të peshkimit.

Po ashtu, është bërë thirrje që subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gadishmerinë e ekuipazhit në mjetet lundruese.

Lundrimi do të ndalohet duke nisur nga ora 10:00. Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë në mbrëmje, pas orës 22:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion