Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, 23-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, 23-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

Sipas korrespondentit të Top Channel, Bledi Korreshi, një 23-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga. .

I riu është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira.

Dalja nga rruga e mjetit ka ndodhur në rrethrrotullim, ndërsa është shkatërruar edhe mbrojtësja anësore metalike e rrugës.

Nuk janë zbardhur ende shkaqet e vërteta të aksidentit, por policia po punon dokumentin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion