Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 08:10
Aktualitet

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 ballë.