Kushi poston fotot nga rinisja e mësimit: Mirënjohje nxënësve, prindërve dhe sidomos mësuesve!

Aktualitet

Kushi poston fotot nga rinisja e mësimit: Mirënjohje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto-album nga rinisja e sotme e procesit mësimor në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar sipas skenarit të parë.

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik”, – shprehet Kushi në publikimin e saj.

“Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet”, – nënvizon Kushi.

“Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë. Respekt!” – e përfundon mesazhin e saj ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion