“Kush na ka mallkuar kaq keq?!” – Dënimi nga Gjykata e Hagës, protestuesit në mbështetje të ish krerëve

Protestuesit, të mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë, kanë treguar mbështetje ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u dënuan sot nga Gjykata Speciale e Hagës me 81 vite burg në total.

Ata kanë shfaqur fotot e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit në murin e Kryeministrisë nëpërmjet një projektori, ndërsa mbështetje kanë shfaqur edhe përmes pankartave dhe fjalimeve që mbajtën.

“Kush na ka mallkue kaq keq, që kokë s’po ngremë për dreq”, thuhet në një pankartë, ndërsa në një tjetër theksohet se duhet bashkim kombëtar.

“Bashkim kombëtar po, bashkim evropian jo. Dje, sot, nesër e përgjithmonë rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në pankartë.


