Revolta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme, duhet ta largojmë sa më parë!

Aktualitet

Revolta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti: Rama

Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për largimin e kreut të qeverisë dhe shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca.

Aliaj tha se, pavarësisht se protesta zhvillohet në një ditë që e cilësoi si ditë dhimbjeje, ajo duhet të shërbejë si një moment për të shtuar vendosmërinë.

Aktivisti kërkoi shfuqizimin e ligjeve për investitorët strategjikë, të ashtuquajturës “Paketa e Maleve” dhe ligjeve që, sipas tij, nuk mbrojnë zonat e mbrojtura.

“Sot pavarësisht se është një ditë dhimbje ne duhet ta kthejmë në forcë. Duhet ta kuptojmë se ligjet që Rama lobonte në 2015 të miratoheshin në Kuvendin e Kosovës, janë njësoj si ligjet që ky miraton në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama duhet të largohet dhe të shfuqizohen ligjet për investitorët strategjikë, paketa e male, ligjet që nuk mbrojnë zonat e mbrojtura. Sepse këto ligje kanë për ta shitur Shqipërinë. 

Ne duhet të jemi më të vendosur dhe të këmbëngulim në dorëheqjen e Ramës. Rama e ka shprehur dëshirën e tij për të ngelur në histori, dhe sot e them me plot gojën se Rama është futur në historinë e kombit shqiptar dhe emri i tij është krah për krah me Esat pashë Toptanit. Edi Rama është Esati i ditëve të sotme”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion