Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan Eduart Reçin, polici qëlloi me plumb në kokë biznesmenin

Aktualitet

Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan Eduart Reçin,

Personat që shihni në foto janë Shkëlqim dhe Florian Duka, dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi.

Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komiaratit nr 2 në Tiranë, Shkëlqim Duka që ka kryer ekzekutimin e biznesmenit.

Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.


Viktima po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët biznesmeni Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë dy vëllezërit, të cilët kanë rënë në prangat e policisë këtë të diel.

ME TE LEXUARAT