Goditi me sende të forta dhe me thikë një person, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Goditi me sende të forta dhe me thikë një person, arrestohet

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.

Një 45-vjeçar me iniciale E.K është arrestuar në flagrancë, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.

Po ashtu është ndaluar shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion