Kush është “gangsteri” i parë shqiptar Esat Valbona, sipas gazetarit Artan Hoxha

Sipas gazetarit Artan Hoxha, “gangsteri” i parë shqiptar është Esat Valbona nga Tropoja. Në “Opinion”, Hoxha deklaroi se ai ishte një personazh tejet i fuqishëm dhe u desh një kohë e gjatë për ta prangosur.
Artan Hoxha: Nuk është sqaruar ajo vrasje, por besoj se është vrarë me një snajper sportiv në Shkodër.
-Shumë vite më parë?
Artan Hoxha: Është vrarë pas Shkëlqim Cafit. Esat Valbona është ai njeriu që ka qenë në target kur është qëlluar një person që kishte veshur pallton e Azem Hajdarit. Është arrestuar para viteve ’90, njeri me shumë lidhje, shumë i fuqishëm.
Arrestimi i tij pas viteve ’90, e di si është bërë Fevzi? Ka shkuar një skuadër e forcave speciale si alpinistë, kanë ngritur çadrat, me javë. Kanë qëndruar derisa ai ka krijuar besim.
Ka zbritur dhe është ulur me ta, kështu është kapur. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta kapur.
Vrasja, ngjarja e 15 majit 2018
Rreth orës 21:30 në qendër të qyteti verior është ekzekutuar Esat Valbona 45 vjeç me origjinë nga Tropoja.
Biznesmeni që jetonte prej vitesh në Shkodër është qëlluar teksa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes “Xhabie”, një plumb në zemër ka mjaftuar për ti marrë jetën. Ndërsa autori që mendohet të ketë qëlluar në një distancë jo shumë të largët, nuk ka lënë asnjë gjurmë.
Sipas policisë për eliminimin e Esat Valbnonës një emër mjaft i njohur për policinë e Tropojës, mund të jetë përdorur një pistoletë me silenciator ose një pushkë snajper. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo shenjë tjetër që mund të shërbente si provë materiale.
Ky fakt e bën policinë të dyshojë për krim të studiuar në detaje. Pista e parë hetimore është ajo e vrasjes për konflikte të vjetra, që Valbona, pronar i disa lokaleve Shkodër mund të ketë patur në qytetin e tij të lindjes.


