Bashkia e Himarës mbetet pa kryetar, zbardhet letra e dorëheqjes së nënkryetares Blerina Bala

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëhqjen diten e sotme.
Sipas njoftimeve te deritanishme, arsyet dhe motivi që e çuan Balën drejt dorëheqjes ende nuk dihen.
Letra:
Të nderuar banorë të Himarës!
Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!
Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.
Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.
Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.
Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.
Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.
Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.
Me respekt, Blerina Bala
Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fedi Beleri përfunduan në burg.
Aktualisht, Fredi Beleri ndodhet ne burg, por pas denimit te tij ne gjykaten e Shkalles se pare, nderkohe qe ceshtja ndaj tij ndodhet tashme ne gjykaten e Apelit.
Per shkak te zgjatjes se procesit, keshilli bashkiak i Himares, vendosi ne vend te Belerit, nenkryetaren e Bashkise me qellim qe drejtimi i institucionit te mos mbetej vakant.
Tashme sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.
Mbledhja pritet të zhvillohet të premten për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarët Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.


