Kush është Erzen Uka që u arrestua në Pukë! Ish-komando në forcat paqeruajtëse në Irak! U dënua me 3 vite burg për nxitje terrorizmi

Aktualitet

Kush është Erzen Uka që u arrestua në Pukë! Ish-komando

Erzen (Hamza) Uka është i njohur për policinë. Ai ka qenë komando dhe ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Në Prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Uka konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, dhe survejohej prej vitit 2007.

Në shtator të vitit 2020, ai u dënua me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas arrestimit, Uka kërcënoi asokohe edhe gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu. Ai u arrestua pasi publikonte video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t'i dërguar si luftëtar të ISIS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion