Kush është 38 vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Lezhë (FOTO+EMRI)

Aktualitet

Kush është 38 vjeçari që humbi jetën në

Paulin Gjomarkaj, personi që shihni në foto është 38-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë, Gjomarkaj ka humbur kontrollin e makinës si pasojë e shpejtësisë gjatë një parakalimi, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e jashtëm të një banese.

Së bashku me 38-vjeçarin, pasagjer në mjet ishte dhe 27-vjeçari Nikolli Gjini, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion