Kush e vrau Bledar Muçën?! I besuari i Florenc Çapjas sjell autoritetet belge në Shqipëri (DETAJET)

Aktualitet

Kush e vrau Bledar Muçën?! I besuari i Florenc Çapjas sjell

Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, sjell sërish në Shqipëri prokurorë dhe oficerë nga Belgjika.

Hetuesit janë në kërkim të provave për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e 43-vjeçarit në Antverp.

Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për News 24 se është ekzekutuar një letërporosi e autoriteteve belge të cilët, në kuadër të hetimeve, kërkonin autorizim për kontrollin e 3 banesave në Elbasan dhe pyetjen e disa personave, dëshmia e të cilëve konsiderohej e rëndësishme për çështjen.

Burimet janë të rezervuara për të konfirmuar nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur prova që mund të ndihmojnë hetuesit belgë në zbardhjen e krimit që tronditi Belgjikën.

Sa i përket marrjes së dëshmive, mësohet se është pyetur ndër të tjerë edhe Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Hasanpapa u arrestua në Holandë dhe ekstradua në Shqipëri, në 2017 dhe prej asaj kohë ndodhet në burg, ku dhe u pyet nga autoritetet belge, por rrëfimi i tij mbahet top sekret.

Bledar Muça miku i ngushtë i Florenc dhe Ardian Capja, nipit të Ardian Çapjas, ky i fundit i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që urdhëron vrasje me pagesë, u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e 22 janarit të dy viteve më pare ne qytetin Antwerp.

Mediat belge raportuan se në momentin që 43-vjecari mbërriti para pallatit ku banonte, dy persona që e prisnin e qëlluan për vdekje brenda makinës së tij.

Autoritetet belge dyshojnë se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë dhe shkaku është larja e hesapeve për përplasjet ne trafikun e drogërave të forta, por edhe përfshirja e tij në krime të rënda në Shqipëri.

Identifikimi i Bledar Muçës ishte i vështirë, pasi ai përdorte pasaportë britanike./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion