Kush e filmoi Safet Gjicin? Gazetari zbulon hetimet e SPAK për vajzën misterioze
Lajmifundit
/
19 June 2023, 22:00
Aktualitet

Gazetari Arman Bajrami tha në emisionin Now në Euronews Albania se videoja e re në zyrën e bashkisë Kukës jep një kthesë të fortë në hetimet e SPAK referuar veprës penale për të cilën mund të akuzohet ish-kryebashkiaku Safet Gjici.
Ai tregoi se hetimi i SPAK nisi kryesisht vetëm një orë pas publikimit të videos seksuale me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa tashmë ndaj tij mund të rëndojë edhe akuza e korrupsionit.
Gruaja që shfaqet në video, shpjegoi Bajrami dyshohet se ka ndjekur praktika të ngjashme lidhur me projekte edhe në bashki të tjera, që do të jenë objekt i hetimit të SPAK


