Kush do të jetë kreu i BKH? Ja kur pritet të bëhet publik EMRI propozuar nga "qeveria e prokurorëve"

Aktualitet

Kush do të jetë kreu i BKH? Ja kur pritet të bëhet publik

Këtë të enjte, Komisioni i Verifikimit pranë SPAK do të bëjë të ditur emrin e propozuar për drejtuesin e ri të BKH, i cili do të dërgohet për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas shqyrtimit të aplikimeve dhe dokumentacionit të 13 kandidatëve, vetëm 7 prej tyre kaluan me sukses në fazat e mëtejshme të procesit të vlerësimit.

Kandidatët që vijuan garën dhe që njëri prej tyre pritet të jetë sot emri propuazuar, janë:

1- Andi Pogaçe

2- Artur Beu

3- Elton Kërluku

4- Gentian Ndoi

5- Gentjan Shehaj

6- Gledis Nano

7- Joni Keta.

Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT).

Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Aktualisht mbeten 6 kandidatë janë në garë.

I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, fazën e verifikimit të figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit.

Pasi komisioni të dërgojë emrin në KLP, “qeveria e prokurorëve” voton kandidatin i cili merr mandat 5 vjeccar për të drejtuar “FBI shqiptare”.

Ish drejtoreshës së BKH Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion