“15-vjeçari është qëlluar me thikë pranë zemrës”, DETAJE nga sherri me thika mes adoleshentëve në Durrës

Aktualitet

“15-vjeçari është qëlluar me thikë pranë

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ky një 15-vjeçar u qëllua me thikë gjatë një sherri me bashkëmoshatarë. I mituri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë një goditje me thikë pranë zemrës, e po ashtu ka humbur shumë gjak.

Sherri mes të miturve ka nisur pas një konflikti banal në rrjetet sociale, e më pas ata kanë lënë vend takim.

“15-vjeçari po lufton me jetën. Ka qenë një konflikt banal ku janë përdorur thika por dhe shkopa bejsbolli. I mituri ka humbur shumë gjak dhe është në gjendje kritike. Ai ka marrë gjak nga familjarët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ka 4 plagë me thikë dhe një shumë pranë zemrës. Ai u dërgua nga shokët në spital.

Ndërkohë, policia me të marrë dijeni për ngjarjen ka nisur kërkimet për të ndaluar autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Adoleshentët ishin nxënës të gjimnazit ‘Nikollë Kaçorri’. Drejtoresha u shpreh se ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës. Familjet e fëmijëve janë fqinj dhe konflikti ka nisur me fjalët ‘më shave’. Pas kësaj kanë mbledhur shokët dhe janë përballur në sherrin që përfundoi me një të plagosur rëndë.”- tha gazetarja. TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion