Kërcënuan policët, arrestohen dy adoleshentët në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë

Aktualitet

Kërcënuan policët, arrestohen dy adoleshentët në

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe kanosën dy punonjës policie.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre dhe në banesën e njërit prej shtetasve, gjithashtu u gjetën dy mjete prerëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse”, njofton policia. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion