Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë në dorë e fytyrë policin, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

Aktualitet

Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë në dorë e

Policia e Shkodrës ka arrestuar 30-vjeçarin që kundërshtoi me dhunë policët dhe plagosi me thikë në dorë e fytyrë një efektiv.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër, shtetasi Petrit Isaj, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion