Rëndohet bilanci i viktimave nga bombardimet në Gaza/ Shkon në 87 numri i të vdekurve

Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga bombardimet në Gaza/ Shkon në 87

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se të paktën 87 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në sulmet izraelite në Beit Lahia.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria shton se një numër i viktimave janë ende nën rrënoja dhe në rrugë të cilat ekuipazhet e ambulancës nuk mund t’i arrijnë.

Autoritetet e drejtuara nga Hamasi mbrëmë thanë se të paktën 73 persona ishin vrarë nga bombardimet përpara disa orëve. Izraeli tha se po kontrollonte raportet e viktimave, por besonte se shifrat e publikuara nga autoritetet e Hamasit ishin “të ekzagjeruara” dhe nuk përputheshin me informacionin e mbajtur nga ushtria e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion