“Kumbari” i Shkodrës u ekzekutua në “Range Rover”, autori e qelloi me breshëri automatiku
Lajmifundit
/
5 April 2021, 10:50
Aktualitet

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj mbrëmjen e të dielës në Shkodër.
Mësohet se Pllanaj, i njohur ndryshe me nofkën “Kumbari”, u ekzekutua teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke e lënë “Kumbarin” të vdekur në vend.
Pas krimit, atentatorët u larguan nga vendi i ngjarjes duke përdorur rrugicën dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik dhe dogjën mjetin. Nga ana e policisë ende nuk është bërë i mundur identifimit dhe kapja e tyre.

