Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 53-vjeçarja në Berat

Aktualitet

Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Policia e Beratit ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Shtetasi I. S, banues në Osmëzezë, kultivonte drogën në oborrin e shtëpisë së tij dhe ajo u zbulua pas kontrollit të ushtruar nga policia e për pasojë ra në pranga. Ndaj tij rëndën akuza për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

"Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion