Lufta anti- Covid, ky vend në Europë miraton dozën e tretë të vaksinës

Bota

Lufta anti- Covid, ky vend në Europë miraton dozën e tretë

Qeveria hungareze mësohet se ka miratuar dozën e tretë të një vaksine kundër Covid-19. Mësohet se kjo vaksinë, nga 1 gushti, do nisë të aplikohet tek personat që do kenë nevojën. Po ashtu, bëhet me dije se qeveria do bëjë të detyrueshme vaksinat për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Viktor Orban. Ai tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina duhet të marrin si dozë të tretë dhe doza e tretë duhet të merret paktën 4 muaj pas dozës së dytë. Hungaria ka regjistruar  808,661 raste dhe 30,013 viktima që nga fillimi i pandemisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion