“Ka veshur fustan 490 euro”, Kelmendi mbron bashkëshorten e Kurtit: E ka marrë borxh

Një ditë pas akuzave se bashkëshortja e Albin Kurtit ka veshur një fustan afro 500 euro, ka reaguar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi. Kjo e fundit iu përgjigj politikanes Natyra Kuçi, duke i ardhur në mbrojtje Leas.
“I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.
Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.
Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t'u kthyer në Prishtinë fustanët do t'u kthehen kreatoreve”, shkruan ajo.


