Kultivoi në fermë 1500 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Spanjë

Aktualitet

Kultivoi në fermë 1500 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari

Policia spanjolle ka çmontuar një plantacion marijuane pranë vijës bregdetare të Puertitos, duke arritur sekuestrimin e më shumë se një 1000 bimëve, në një operacion që ka rezultuar edhe në arrestimin e një personi me kombësi shqiptare ndërsa po hetohet shkalla e pjesëmarrjes në këto ngjarje të katër të tjerëve.

Gjatë kontrollit të fermës, është lokalizuar një plantacion në fazën e lulëzimit të marijuanës prej më shumë se 1.60 metra dhe dy plantacione të tipit të brendshëm, të cilat në këtë moment u gjetën në faza të ndryshme rritjeje me gjithsej mbi 1500 bimë kanabis, që u sekuestruan bashkë me pajisjet e përdorura për ndriçimin, ngrohjen dhe ajrimin.

 

ME TE LEXUARAT