"Vazhdoni shkrydhuni… ", Egla "thumbon" Ilnisën e Meritonin poshtë jorganit

Showbiz

"Vazhdoni shkrydhuni… ", Egla "thumbon" Ilnisën

Ilnisa Agolli, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi që prej së martës ne mbrëmje janë të detyruar që të qëndrojnë së bashku të izoluar në dhomën e bardhë, në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

E duke qenë se janë aty për shkak të sjelljeve të tyre aspak të hijshme kundrejt njëri-tjetrit, edhe në dhomën e bardhë nuk mungojnë debatet e ashpra dhe ironitë.

Teksa çifti ndodhej poshtë jorganit, nuk kanë munguar thumbimet dhe ironitë nga Egla.

Aktorja iu drejtua në një moment Ilnisës: “Mua më zë tartakuti të puth ty në buzë! Zemra vazhdo shkrydhu, mos u merr me mua! Shkrydhuni poshtë jorganit”.

Replikat mes tyre:

Ilnisa: Dashur pa dashur, e tregon dashurinë që ke për mua

Egla: Shkrydhu shpirti

Ilnisa: Jo do të puth në buzë, jo kështu

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Egla: Çfarë ëndrre ke parë mi? Mua më zë tartakuti të puth ty në buzë! Zemra vazhdo shkrydhu, mos u merr me mua! Shkrydhuni poshtë jorganit! Ja se po ju shoh, aha, shumë bukur. Ua kam bërë vetë krevatin, me duar e mia.

ME TE LEXUARAT