Kultivoi kanabis në mes të pyllit, arrestohet i riu në Skrapar

Aktualitet

Kultivoi kanabis në mes të pyllit, arrestohet i riu në Skrapar

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar i cili akuzohet se kultivoi kanabis në pyllin e fshatit Rehovë.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”

Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë. Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion