Sekuestrohen miliona euro, aksioni i SPAK arreston edhe Naim Stafukën, vëllain ia zhdukën

Aktualitet

Sekuestrohen miliona euro, aksioni i SPAK arreston edhe Naim Stafukën,

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut i nisur prej mëngjesit të djeshëm. 

Operacioni qe vjen pas hetimeve disa jecare deri tani ka çuar disa koka të krimit në qeli dhe të tjerë janë në kërkim.

Nga kontrollet e shumta në banesa janë gjetur shuma të mëdha, qindra miliona euro.

Janë sekuestruar edhe automjete të blinduar dhe sende të tjera me vlerë te madhe monetare.

Diten e sotme mesohet se është arrestuar Naim Stafuka, vëllai i Enver Syafukes, të zhdukur prej kohësh pa gjurmë.

Emri i tij për herë të fundit është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. 

Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku banonte Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye vëllai i tij.

Naim Stafuka është vëllai  i Enver Stafukës, që në vitin 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion