Emri/ Në kërkim prej 9 janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Aktualitet

Emri/ Në kërkim prej 9 janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në

Suzana Koçibelli, 62-vjeçarja shqiptare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 9 janar është gjetur e vdekur në Itali.

Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, në veri të Romës. Zbulimi u bë nga stafi që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë.

Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune.

Sipas medias italiane, mjeku ligjor tha se vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion