Kthyen zyrat e redaksisë në "shtëpi bari", Gjykata e Apelit lë në burg 4 gazetarët (EMRAT)

Aktualitet

Kthyen zyrat e redaksisë në "shtëpi bari", Gjykata e

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 gazetarët e arrestuar të cilët kishin kthyer redaksinë në "shtëpi bari". Gazetarët e "Publik.live"  Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar në ambientet e redaksisë në zonën e ish-Bllokut nga agjentët e Antidrogës së Tiranës.


Apeli gjatë seancës theksoi se arrestimi i tyre është i ligjshëm dhe vijimin e hetimeve me masë të pandryshuar.  Ankimi për masën e sigurisë është bërë nga njëri prej të arrestuarve, Mario Çerra. Në zyrën e portalit, policia gjeti 300 tabletave ekstazi MDMA, të cilat grupi i gazetarëve dyshohet se do i shiste në lokalet e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit u gjetën edhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion