U arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK/ Nesër gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet seanca

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili dje u arrestua me kërkesë të SPAK.
Mësohet se seanca do të zhvillohet nesër në orën 8:30 të mëngjesit.
Me kërkesë të SPAK Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan ditën e djeshme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg.
“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30”, sipas njoftimit.
Ditën e nesërme do të mbahet seancë në Gjykatën e Posaçme në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe pesë personave të tjerë, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.


