Ktheu apartamentin në laborator kokaine, 25-vjeçari shqiptar kapet pas përgjimeve! Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

Aktualitet

Ktheu apartamentin në laborator kokaine, 25-vjeçari shqiptar kapet

Kishte kthyer apartamentin në laborator kokaine, arrestohet shqiptari 25-vjeçar në Novara të Italisë.

Një kontroll i karabinierëve, pas përgjimeve dhe vëzhgimeve disaditore, çoi në zbulimin e banesës në zonën e Galliate, një shtëpi në qendër të qytetit, e shndërruar në një qendër trafikimi droge.


Pas kontrolleve të detajuara, u gjetën të paktën gjysmë kilogrami kokainë, e bërë gati dhe e ndarë në pako më të vogla, e një shumë parash në euro që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Sipas hetimeve të kryera, apartamenti në Galliate ishte përdorur prej kohësh si një strukturë magazinimi dhe paketimi për narkotikë, të destinuar për përdoruesit jo vetëm në zonë, por edhe në provincë, informon media italiane.

Pas arrestimit, shqiptari i dyshuar u izolua në paraburgimin e Novarës, në pritje të masës së sigurisë dhe procesit.

ME TE LEXUARAT