VIDEO/ Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore, 6 të vdekur dhe 4 të plagosur

Bota

VIDEO/ Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen

Gjashtë emigrantë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas një aksidenti gjatë një ndjekjeje policore pranë qytetit të Burgasit në Detin e Zi, raportoi sot Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA).

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha AFP-së se makina që mbante emigrantët ra në një liqen.


Mjeti me targa rumune, mbante dhjetë persona kur shoferi refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u përpoq t’i shmangej arrestimit dje në mbrëmjen e 6 nëntorit, tha për “BTV”, shefi i policisë kufitare Anton Zlatanov.

“Policia u përpoq ta ndalonte makinën për herë të parë në orën 09:30 të mbrëmjes, por shoferi nuk iu bind”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i policisë nga AFP, duke shtuar se incidenti i parë ndodhi 50 km në jug të Burgasit.

Pasuan dy përpjekje të tjera për të ndaluar automjetin, por në përpjekjen e tretë, në hyrje të Burgasit, makina doli nga kursi dhe përfundoi në një liqen.

Gjashtë emigrantët vdiqën në vend, ndërsa shoferi rumun i makinës dhe tre emigrantë të tjerë mbijetuan dhe morën ndihmën e parë. Të mbijetuarit besohet të jenë nga Afganistani, raportoi BTA.

Që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë pika tranziti për refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika, të cilët po largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar luftërave dhe varfërisë dhe drejtohen drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Autoritetet rumune nuk i kanë konfirmuar ende raportet e medias në lidhje me aksidentin fatal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion