Kthehen emigrantët, radhë në pikat kufitare mes Shqipërisë e Greqisë

Aktualitet

Kthehen emigrantët, radhë në pikat kufitare mes

Kthimi i emigranteve ne Shqiperi per festat e fundvitit, kryesisht per Krishtlindje por edhe per vitin e ri, ka sjelle radhe te gjata ne pikat kufitare mes Shqiperise dhe Greqise.

Per kete situate mesohet se Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit dhe homologu shqiptar Taulant Balla kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Burimet thane se ata folen lidhur me situatën e rendit në dy vendet dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive.

Pala Shqiptare ka kërkuar rritje të sportele në pikat kufitare me qëllim pakësimin e radhëve gjatë ditëve të festave të fund vitit, pasi këtë vit vihet re një rritje e numrit të emigrantëve por edhe turistëve që dëshirojnë të vizitojnë vendin tonë për ndërrimin e viteve.

Ikonomou shprehu qëndrimin konstant për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat që këto ministri mbulojnë.

Aktualisht në pikat dalëse në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë ka radhë e cila varion nga 50-500 metra, në varësi të orareve të lëvizjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion