Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza' tek trafikantët, Pëllumb Gjokës i dilte garant! Shefi i antitrafiqeve me parcelë droge

Henerigert Mitri ishte drejtor i Policisë së Lezhës, por detyrën e tij që duhet të ishte në shërbim të komunitetit e kishte vënë në dispozicion të krimit. Në vend të kryepolicit ai bënte më mirë drejtimin e kultivimit të kanabis sativa në qark. Kryepolici, kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.
Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen.
Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.
Henerigert Mitri, në një rast mori policinë e Mirditës që të ndryshonte vendin e kontrolleve pasi ishin pranë banesës së një trafikanti që ishte bashkëpunëtor me Klodian Shahinin, Pjetër Kola. Në përgjimet e SPAK del hapur shqetësimi që kanë trafikantët për largimin e Mitrit nga detyra, pasi u iku një bashkëpunëtor. Ish-drejtori i Policisë Lezhë kishte komunikim të vazhdueshëm edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua për dosjen “Metamorfoza”, dhe i jepte garanci për biznesin e tij.
Në një komunikim mes të dyve, Henerigert Mitri i thotë Pëllumb Gjokës që t’i komunikojë drejtorit të hipotekës që të shkojë ta takojë se do i thoshte që të ruhet, çfarë tregon se Mitri u shërbente të gjithëve. Më pas e komunikon pas disa ditësh sërish me Gjokën dhe i thotë se ai nuk e kishte falendëruar për punën që i kishte bërë.
Mitri dhe Gjoka bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ushtrimin e lojërave të fatit në bar kafe “Meduza”, duke e siguruar Gjokën se sa të ishte drejtor mund ta bënte punën pa problem. Nga një kontroll i befasishëm që i ishte kryer dhe që drejtori nuk kishte dijeni, Gjoka ishte mërzitur dhe drejtori Mitri e ndihmoi dhe u interesua deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Ish-drejtori i Policisë së Lezhës që ishte emëruar për të luftuar krimin në atë qark, në fakt udhëzonte Gjokën edhe se ku duhet t’i jepte paratë ryshfet, deputetëve në Tiranë që të mos bënin kontrolle.
Nga ana tjetër sipas SPAK, Klodian Shahini shërbente jo vetëm për trafikun e drogës por kishte dijeni edhe ngjarje edhe më të rënda kriminale, si atentatet. Shihi kontrollonte targat në sistem se kush i kishte dhe për këtë informonte Elson Reçin, me të cilin në aplikacionin “SkyECC” fliste edhe vetë drejtori Mitri.
Shahinit i del emri dhe në atentatin që Reçi i bëri Preng Gjinit, me shpërthimin që tronditi Tiranën shtatorin e vitit 2020. Reçi e informonte Shahinin se ishte afër eliminit të Gjinit, atentat që do ë bënte vetë pasi Nuredin Dumani i kishte kërkuar 200 mijë euro nga 150 mijë maksimumi që ai kishte ofruar.
Për dy ish drejtuesit në policinë e Lezhës rëndojnë shumë akuza, ndërsa vetëm këtë të hënë, 20 maj, kryepolici Rrumbullaku vendosi përjashtimin e tyre nga uniforma e policisë, të cilën e shfrytëzuan për vite në shërbim të krimit./report tv


