Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria

KryeInspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me inspektorët e Qarkut Fier.

Në një deklaratë për mediat Sula ka deklaruar se siguria ushqimore në qarkun e Fierit, do të jetë në fokus të punës pasi është një nga qarqet kryesore për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Sipas tij, për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve gjatë sezonit veror, inspektorët e sigurisë ushqimore do të shtojnë kontrollet në stabilimentet e përpunimit të qumështit dhe në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore.

Ai theksoi se kontrollet do të jenë më intensive për të garantuar që produktet të përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë, me synimin që turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qarkun e Fierit, përfshirë destinacionet si Apolonia, Bylisi dhe Ardenica, të konsumojnë produkte të sigurta dhe cilësore.

Sula pohoi gjithashtu se një vëmëndje e veçantë do ti kushtohet edhe kontrolleve në subjektet ndotëse të naftës dhe kontrollit të pesticideve në hambarin e Shqipërisë si një problematikë e ‘nxehtë’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion