Krujë/ Ashensori zë poshtë dy punëtorët në pallatin në ndërtim

Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës.
Burimet thonë se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.
Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 12.06.2023, në lagjen "Zim Zeneli", në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.


