Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit dhe grumbulluesit: Malli na mbetet stok, nuk ka treg

Aktualitet

Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit dhe grumbulluesit: Malli na

Në Konispol situata është bërë shqetësuese për prodhuesit e mandarinave.

Ndërsa plantacionet janë plot dhe sezoni ka hyrë në pikun e tij, fermerët thonë se prodhimi po u mbetet stok për shkak të mungesës së tregut.

Goditja më e fundit ka ardhur edhe nga përmbytjet e mëdha që prekën fushën e Konispolit, duke dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të kulturave. Fermerët shprehen se mandarinat tashmë nuk mund të rrinë më gjatë në pemë, pasi koha optimale e vjeljes ka ardhur dhe çdo ditë që kalon rrezikon humbje të mëdha ekonomike.

Sipas tyre, mandarinat kanë të gjitha analizat e nevojshme, të kryera brenda dhe jashtë vendit, ndërsa cilësia është e garantuar. Megjithatë, mungesa e tregut dhe kostot e larta po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit, duke vënë në rrezik mundin e një viti të tërë.

Prodhuesit dhe grumbulluesit nga Konispoli i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për t’i ndihmuar të shmangin falimentimin dhe për të gjetur një zgjidhje për tregtimin e prodhimit.

“Ne kemi investuar gjithë vitin. Tani mandarinat janë gati për treg, por tregu mungon. Kërkojmë ndihmë, sepse ndryshe gjithë mundi ynë po shkon dëm”, shprehen fermerët.

Zona e Konispolit mbetet një nga furnizuesit kryesorë të tregut të brendshëm me mandarina, ndaj kriza aktuale rrezikon të ndikojë në gjithë zinxhirin e furnizimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion