Zbulohen 300 kg eksplozivë! Autori i kishte fshehur në pajisje peshkimi...

Kosovë&Rajon

Zbulohen 300 kg eksplozivë! Autori i kishte fshehur në pajisje

Zyrtarët doganorë të Kosovës kanë zbuluar 300 kilogramë eksplozivë në një furgon që po kalonte në pikën kufitare të Zvërnicës. Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, automjeti u ndalua për kontroll rutinë, dhe më pas u dërgua për një kontroll të detajuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Gjatë kontrollit, shoferi i automjetit deklaroi se nuk kishte mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë inspektimit, u gjetën mallra të padeklaruara dhe të rrezikshme, përkatësisht eksplozivë të fshehur në bagazhin e automjetit. Mallrat ishin të kamufluara me pajisje peshkimi dhe ndodheshin në thasë dhe pako, me një peshë totale prej rreth 300 kilogramësh.

Dogana e Kosovës ka bllokuar mallin dhe ka iniciuar procedurën për kundërvajtje doganore, sipas ligjeve në fuqi, përfshirë Kodin Doganor dhe Akcizat e Kosovës. Rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila do të vazhdojë me hetimet dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion