Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

Aktualitet

Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’/ Deputeti i PS e pyet për

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, është pyetur gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile edhe për çështjen e ’21 Janarit’.

Pas pyetjes së deputetit socialist Ermal Pacaj, Braho është shprehur se kjo është një çështje e ndjeshme, duke sqaruar se ajo është ende nën hetim dhe se nuk mund të japë komente të mëtejshme.

“Është një çështje konkrete dhe e ndjeshme. Është një çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. Nuk kam koment tjetër për këtë çështje.

Unë e kuptoj edhe pjesën e përfaqësuesve ligjorë apo trashëgimtarëve. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit. Nuk e zgjidhim dot këtu këtë çështje.

Nëse palët kanë pretendime, duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme dhe të marrin përgjigje, siç e parashikon Kodi i Procedurës Penale”, u shpreh Braho.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion