“Prokurorët e SPAK mund të paraqesin rrezikshmëri”, Dumani përplaset me anëtaret e KLP-së

Aktualitet

“Prokurorët e SPAK mund të paraqesin rrezikshmëri”,

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me anëtaren e KLP këtë të enjte, gjatë raportimit të ecurisë së Prokurorisë së Posaçme.

Anëtarja e KLP: Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse altin dumani do ta konsiderohet  veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë?

 A mund të sillte rrezikshmëri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe të drejtat e njeriut nesër, mund të ketë efekte të tjera politike, po marr krahun e kundërt në këtë medalje, paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?

Dumani: Përdorni këtë logjikë edhe me gjyqtarët, pse ata nuk bëhen të rrezikshëm? Nuk bien në energjitë e tyre që janë pa mandat fare?  Thashë rënie mundësie për të kandiduar, nuk thashë automatike, rrezikshmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si qenka e rrezikshme?

 Çfarë do të thuash konkretisht, këto janë themeltaret që i kemi mësuar në shkollë, çfarë do të thuash? Me kalimin e viteve…, prokurorët jemi njerëzit më të kontrolluar, nuk ka si të vijë rreziku përderisa monitorohemi nga institucionet e tjera.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion