Kreditë me probleme ulen prej ‘pastrimit të regjistrave’, në 1 dekadë bankat kanë fshirë 940 milionë € kredi të papaguara

Aktualitet

Kreditë me probleme ulen prej ‘pastrimit të regjistrave’,

Afro 360 milionë euro është stoku i kredive me probleme në bilancet e bankave. Në përqindje raporti i huave me probleme është sa 3.8%, e totalit të kredisë së dhënë për ekonominë.

Një shifër që ka ardhur në ulje, dhe që sipas Bankës së Shqipërisë, i detyrohet, vitet e fundit dhe ky reduktim thotë Banka e Shqipërisë ka ardhur kryesisht prej rritjes së shpejtë të kredisë.

Por kredia e keqe do të ishte shumë herë më e lartë, nëse ndër vite bankat nuk do të fshinin miliarda lekë nga regjistrat e tyre.

Raporti i fundit i bankës qendrore tregon se gjatë një dekade 2015-2025 nga regjistrat e bankave tregtare janë fshirë 90 miliardë lekë (afro 940 mln euro) kredi të humbura, pra që nuk janë shlyer ndër vite. Në vitin 2015, niveli i kredive të këqija ishte 22.85%. Ky vit shënon momentin kur Banka e Shqipërisë vendos të ndërhyrje me një plan të posaçëm masash.

Vetëm gjatë vitit 2025 thuhet në raport bankat kanë fshirë 7 miliardë lekë ose rreth 73 milionë euro kredi të konsideruara të humbura.

Gjatë këtij viti është vërejtur rritje e lehtë në stokun e kredive për të cilat afati i kthimit ka kaluar me mbi 180 ditë thuhet në raportin e stabilitetit financiar. Më problematike janë sipërmarrjet, pasi huaja e keqe për zhvillim biznesi gjatë vitit të kaluar u rrit nga 4.5% që ishte në 6% thotë banka.

Për shkak të vështirësive në kthimin e kredive dhe shlyerjes së kësteve në kohë, gjatë 2025-ës është regjistruar edhe niveli më i lartë i kredive të ristrukturuara. Janë gati 43 milionë euro kredi të rishikuara, kryesisht të biznesit si në monedhën kombëtare ashtu dhe në valutë.

“Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit. Fluksi i kredisë së ristrukturuar për këtë periudhë është më i larti që nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2021”, theksohet në raport.

2026-a nisi me një rritje të lehtë të kredive me probleme nga 3.8% në dhjetor në 3.85% në janar, por më pas ky nivel zbriti në shkurt përsëri në 3.8%. Luhatjet vijojnë të jenë kryesisht nga sektori i bizneseve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion