KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin bullgar”: Nuk ka pasur fletë votimi të papërdorura jashtë kutive

Aktualitet

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin bullgar”: Nuk ka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “një rast masiv” të trenit bullgar në Peqin, duke sqaruar se në asnjë rast në KZAZ nr.45 nuk janë gjetur fletë votimi të papërdorura jashtë kutive të materialeve zgjedhore.

"Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je", është shprehur Ilirjan Celibashi.

Kryekomisioneri ia ka dërguar këtë shkresë përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Franc Nuri, i cili ka paraqitur kërkesën për ekspertim të pavarur të disa fletëve të votimit që janë gjetur në Peqin, në një lokal.

Partia Demokratike ka pretenduar se fletët e votimit që janë gjetur në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”, për në fakt ato nuk kishin as firmë e as vulë dhe në të gjithë hapësirën e tyre kishin shënimin e bërë me kompjuter “KOPJE”.

ME TE LEXUARAT