Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga 19-vjeçari
Lajmifundit
/
30 Maj 2025, 14:25
Aktualitet

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është aksidentuar nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:45 në zonën e Riccio-s në Cortona. Shqiptari u aksidentua nga një i ri 19-vjeçar, i cili po udhëtonte me automjetin e tij nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, ndërsa goditi 39-vjeçarin në anë të rrugës. Për fat të keq shqiptari humbi jetën në vend.
Sakaq, grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, pasi ende nuk është e qartë nëse automjeti ka humbur drejtimin apo makina ka dalë nga rruga pasi ka kryer aksidentin.


