KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Shefkie Mataj Demiraj

Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Shefkie Mataj Demiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Shefkie Mataj (Demiraj).

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues; Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz – anëtare, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të marrë më 28 shtator 2022 për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.


Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj ushtronte funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion