Vrasja e 67-vjeçarit në fshatin Zhejë të Kurbinit, arrestohet autori i dyshuar, gjendet arma e zjarrit

Aktualitet

Vrasja e 67-vjeçarit në fshatin Zhejë të Kurbinit,

Autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit në fshatin Zhejë të Kurbinit ka rënë në prangat e policisë disa orë pas ngjarjes.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga Dashnor Tota 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë.

Në momentin e kapjes nga Policia, Totës i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin Dodë Mamli, për motive pronësie. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Sipas policisë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion