KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj

Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 prill lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Lindita Sinanaj.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sinanajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Gjyqtarja Lindita Sinanaj u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, nuk u gjetën probleme në pastërtinë e figures dhe profesionalizmin.

Lindita Sinanaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë./ Reporter.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion